Iran, një grua në post zëdhënësje
30/08/2013 00:00
Për herë të parë në historinë e Republikës Islamike, një grua është
emëruar në postin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Iranit.
Marzieh Afkham ka kryesuar Departamentin për Marrëdhënie me Publikun të Ministrisë gjatë presidencës së Mohammad Khatamit.
Presidenti Hassan Rohani, i cili më herët është kritiktuar për kabinetin e tij mashkullor, ka emëruar tashmë dy gra në pozita të rëndësishme, një si nënpresidente të tij dhe tjetrën si këshilltare për çështjet e grave.
Rohani ka premtuar se do të krijojë mundësi për gratë dhe se do të punojë për barazinë gjinore.
Top Channel