
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Korenë e Veriut, Robert King viziton vendin komunist në përpjekje për të liruar një shtetas amerikan të burgosur nga Peniani.
I dërguari amerikan do t’u kërkojë autoriteteve koreano-veriore lirimin e Keneth Bae, 45-vjeç i cili është dënuar me 15 vijet punë të detyruar nën akuzën e “përpjekjes për të përmbysur qeverinë e Koresë së Veriut”.
Bae u dënua në nëntor të 2012-ës pasi më parë kishte hyrë në vendin komunist si turist.
Vizita e të dërguarit King pritet të zgjasë dy ditë, ku do të ketë takime me përfaqësues të lartë të Penianit. Lidhur me suksesin e misionit të tij, King tha se asgjë nuk është e sigurtë.
“Nuk kemi thënë që është vendosur dicka. Do të shkojmë në Kore ku do të bëjmë thirrje për lirimin e zotit Bae, i cili ka probleme shëndetësore”, tha King.
Top Channel