Franca: Të vendosur kundër Sirisë

30/08/2013 00:00

Me tërheqjen e Londrës, lëkundet boshti i mësymjes në Siri, që Shtetet e
Bashkuara shpresuan të krijojnë. Franca është pozicionuar qartë në krah
të Washingtonit për sulmin që në fillim, ndërsa Gjermania mbetet e
lëkundur.

Presidenti Francois Hollande deklaroi se vota e ligjvenesve britanike kunder sulmeve ushtarake ndaj regjimit te Bashar al Assadit, nuk e ndryshon vendosmerine e Parisit per te kaluar ne veprim.
 
“Të gjitha mundesite jane ne tryeze, dhe nje sulm ne ditet e ardhshme, nuk perjashtohet. Vota britanike nuk perben asnje ndryshim ne mbeshtetjen per veprimin ne Siri. Çdo vend eshte i lire te marre pjese ose jo ne operacion. Kjo vlen per Britanine, ashtu siç vlen edhe per Francen”, thotë Francois Hollande, president i Francës.

Gjermania nderkohe, mbetet e lekundur. Edhe pse retorika e Qeverisë gjermane është në anën e aleatëve të saj perëndimorë, Berlini e ka shmangur deri tani daljen ne krah te Washingtonit.Në qoftë se do të vërtetohet përdorimi i armëve kimike në Siri, bashkësia ndërkombetare duhet të vendosë, pati thënë ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle. ‘Pastaj Gjermania do të bëjë pjesë tek ata, që i konsiderojnë të drejta pasojat’, do te shtonte shefi i diplomacise gjermane.

Megjithate, nje deklarate e Kremlinit te enjten, le te kuptohet se gjate nje bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, kancelarja Angela Merkel u pajtua me idene se Keshilli i Sigurimit duhet te studioje raportin e inspektoreve te OKB-se mbi sulmet supozuara kimike ne afersi te Damaskut.

Veprimet, sipas te dy paleve, duhet te kryhen brenda kornizave te OKB-se dhe formatesh te tjera dhe formatesh te tjera qe parashikojne marreveshje politike e diplomatike per zgjidhjen e situates. Rusia nderkohe, sipas ‘USA Today’ ka bashkuar forcat me Iranin per te parandaluar nje sulm ushtarak perendimor mbi Sirine, e madje ka derguar luftanije ne Mesdhe, aty ku jane te pozicionuar shkaterruesit amerikane. Vota e Parlamentit britanik e ka lene thellesisht te zhgenjyer opoziten ne Siri. Zedhenesi i koalicionit kombetar sirian, Khaled Saleh mendon se debati ne Parlamentin britanik u influencua qartazi nga trashegimia e hidhur e perfshirjes se Londres ne luften e Irakut. Sipas vezhguesve ne angli, kjo ishte hera e pare qe prej 1782-shit qe nje Kryeminister i vendit humb nje votim per lufte.

Top Channel