Katari iu bashkua një grupi të kufizuar vendesh që kanë mundur të mbërrijnë deri në hapësirë, duke lëshuar në orbitën e Tokës satelitin e tij të parë, “Es’hail 1”.

I lëshuar nga baza hapësinore franceze në Guajanë, sateliti i kushtoi emiratit të pasur të Lindjes së Mesme një miliardë dollarë.

Lëshimi u përjetua në Katar si një arritje e madhe shtetërore dhe ministri i telekomunikacioneve ishte i pranishëm në panelin komandues, gjatë udhëtimit të satelitit në hapësirë.

Sateliti, i ndodhur 36 mijë kilometra mbi Tokë do të bëhet operacional në muajin dhjetor.

Nëpërmjet tij, rrjeti televiziv i “Al Jazeera” shpreson që të rrisë në mënyrë të ndjeshme numrin e teleshikuesve të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA