Durrës, sekuestrohet 50 kg kanabis
30/08/2013 00:00
Policia portuale ka sekuestruar 50 kilogram kanabis në portin e
Durrësit. Mësohet se sasia e lëndës narkotike u gjet në një automjet i
cili po imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Bari.
Ndërkaq policia ka ndaluar edhe drejtuesin e mjetit, ndërkohë nga hetimet paraprake mësohet se droga kishte si destinacion Italinë.
Nga ana e policisë vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikimit të narkotikëve.
Top Channel