Depresioni, vetëhelmohet nëna e dy fëmijëve
30/08/2013 00:00
Një grua, nënë e dy fëmijëve, i ka dhënë fund jetës duke u helmuar
fotoksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku 33-vjeçarja Alketa
Ramollari, në kushtet e depresionit ka konsumuar fotoksinë.
Ajo është gjetur nga familjarët gati pa shenja jete dhe megjithëse është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, nuk ka mundur të mbijetojë.
Bluzat e bardha kanë deklaruar se gruaja ka ndërruar jetë në spital. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet që e kanë çuar gruan drejt vetëflijimit dhe paraprakisht mësohet se ajo prej kohësh vuante nga depresioni.
Top Channel