Britani, optimizëm për rimëkëmbjen ekonomike

30/08/2013 15:35

Dhoma Britanike e Tregëtisë rriti ndjeshëm parashikimet për rritjen ekonomike të vitit 2013, duke parashikuar tashmë që ajo të jetë 0,4% më e lartë se pritshmëritë e mëparshme, në 1,3%.

Lobi i biznesit britanik pret që rimëkëmbja ekonomike të jetë edhe më e fuqishme në dy vitet e ardhshme, kur parashikon një rritje prej 2,2% dhe 2,5%.

Megjithatë, ekonomia e tretë më e madhe europiane vazhdon të jetë e kërcënuar nga faktorët e jashtëm, sidomos nga kërcënimi i krizës së Eurozonës, ngadalësimi ekonomik i Kinës dhe konflikti në Lindjen e Mesme.

“Nuk jemi ende në gjendje që të kemi një optimizëm të tepruar”, deklaroi eksperti ekonomik i “BBC”, John Longëorth.

“Në vitet e fundit kemi pasur disa herë sinjale të rreme dhe pavarësisht se baza e rritjes këtë herë duket më e fuqishme, duhet të kemi parasysh që vetkënaqësia mund të na shkaktonte surpriza të pakëndshme”, shtoi Longëorth.

Ekonomia e Britanisë është e tretë më e madhe në Europë pas Gjermanisë dhe Francës, vlerësuar në shumën totale të Prodhimit të Brendshëm Bruto të 2012-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA