BQE kërkon diversifikimin e raportit gjinor

30/08/2013 04:00

Banka Qendrore Europiane (BQE) po kërkon të dyfishojë numrin e grave në rolet menaxheriale, pas një përplasjeje politike të vitit të kaluar.

Në BQE, vetëm 14% e menaxherëve të lartë janë femra dhe vetëm 2 gra, Sirkka Hamalainen dhe Gertrude Tumper-Gugerell, janë ulur në historinë e bordit ekzekutiv prej 6 anëtarësh.

Një zëdhënës i BQE-së tha: “Deri në fund të vitit 2019, 35% e pozicioneve të mesme menaxheriale dhe 28% e pozicioneve të larta menaxheriale do të duhet të mbahen nga gratë. Për të arritur këtë objektiv gjinor, BQE po implementon një plan veprimi për diversifikimin gjinor”.

Një argument mbi mungesën e grave në rolet kryesore në bankë u soll vitin e kaluar, kur ligjvënësit e BE-së refuzuan të aprovonin emërimin e Yves Mersch në bordin drejtues, duke e lënë BQE-në me mungesë stafi për 6 muaj.

Asnjë prej 23 anëtarëve të Këshillit Qeverisës të bankës, – 17 prej të cilëve i emërojnë krerët e bankave qendrore kombëtare nga qeveritë e tyre, – nuk ishte fëmër. Këshilli në fjalë përcakton përqindjet e interesit për eurozonën dhe 331 milionë njerëzit e përfshirë në këtë grupim.

Eurodeputetja Sharon Bowles, kryetare e komitetit për politikat ekonomike dhe monetare të parlamentit, tha: “Angazhimi i BQE-së është më mirë se sa mosveprimi, por është shumë i ngadalshëm. Ai mund të shihet si një fitore për presion nga Parlamenti Europian, gjithsesi nuk është se ka sensin e ugjencës, të cilin e kërkon situata”.

Banka e Anglisë nuk ka pasur një femër në komitetin për politikat monetare që prej 2010-s, gjë që guvernatori i ri, Mark Carney, e quajti së fundi “anormale dhe befasuese”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA