Parku Arkeologjik i Antigonesë dhe gjithë rajoni përreth po kthehen në tërheqje të rëndësishme të turizmit historik dhe kulturor.

Një grup studiuesish italianë që ndërmorën një udhëtim të gjatë nëpër Shqipëri e veçuan atë, si një prej monumenteve më të vecantë përgjatë gjithë udhëtimit.

“E gjej vecanërisht të vecantë këtë park  jo vetëm për nga magjia natyrore por edhe historia e panjohur . Kjo vizitë pas vizitës në qytetin e Gjirokastrës , një monument i rrallë historik kompleton më së miri informacionin që ne po marrim për këtë rajon. Ndoshta me ca më shumë promovim  ky vend do të sillte të ardhura që mund t’i shërbenin gërmimeve të mëtejshme dhe përmirësimeve në ekspozim. Me siguri që është një përmbyllje e  rëndësishme e një udhëtimi të gjatë kërkimor. Këtu kombinohet bukuria e natyrës dhe historisë . Ky është një park krejt i panjohur me një pozicion dominues dhe unë shpresoj se do të vijnë shumë njerëz për ta parë. Është një prej mjediseve më mbreslënëse në të gjithë Mesdheun”, thonë ata.

Parku i Antigonesë është vizituar përgjatë dy viteve të fundit nga rreth 10 mijë turiste. Kombinimi i vizitave në park me traditën e zonës, ka motivuar një rritje të numrit të të huajve që vizitojnë rajonin. Në raportin e përgjithshëm ata zënë rreth 70% të numrit të vizitorëve.

Top Channel