Vasili: Qytetarët ndihen të kërcënuar

29/08/2013 00:00

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, në emër të
forcës politike që përfaqëson shpreh shqetësimin për ngjarjet e fundit
të ndodhura në Tiranë, ku për motive banale një person u vra dhe një
vajzë mbeti e plagosur rëndë, si pasojë e një sulmi me acid.

Vasili theksoi se qytetarët ndihen të kërcënuar dhe se kjo situatë jashtë kontrollit duhet të marrë fund menjëherë, ndërsa premtoi se Qeveria e re do të reagojë ndaj kësaj gjendjeje.

“Qeveria e re do të ketë ndjeshmëri krejt tjetër ndaj sigurisë së vendit, si dhe do të ketë nën kontroll gjithë territorin e vendit”, tha Vasili.

Top Channel