SHBA, rritje ekonomike mbi pritshmëritë

29/08/2013 15:35

Ekonomia amerikane pritet të rritet me 2,5% deri në fund të vitit, pothuajse me 1% më shumë nga parashikimet, pas kontributit të një tremujori të dytë të shkëlqyer.

Të dhënat u publikuan të enjten nga Departamenti i Tregëtisë.

Rritja e prill-qershorit 2013 ishte dyfish më e lartë se ajo e semestrit të mëparshëm, me një total prej 2,2%.

Shifra të tilla pozitive u ndihmuan nga një rritje e ndjeshme e eksporteve, që është një shenjë e mëtejshme se ekonomia më e madhe në botë është në rrugën e duhur të rimëkëmbjes nga kriza e 2008-09 dhe rrjedhojat negative të krizës në Europë.

Parashikimet e qeverisë flisnin për një rritje prej 1,7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në këtë tremujor.

Në kontributin vjetor, ky tremujor i dytë shton një rritje prej 0,6%, nga 0,4% që ishte parashikuar më parë, por tashmë pritshmëritë janë më të mira edhe për dy tremujorët e mbetur të vitit.

Ndërtimi dhe shërbimet ishin dy sektorët ekonomikë që kontribuan më shumë në këtë rritje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA