Rigjykohet doktori që spiunoi Bin Ladenin

29/08/2013 15:20

Autoritetet pakistaneze vendosën të përmbysnin dënimin ndaj një doktori që ndihmoi CIA-n në lokalizimin e ish-liderit të Al-Kaedës, Osama Bin Laden.

Shakil Afridi u dënua me 33 vjet heqje lirie në vitin 2012, pasi u shpall fajtor për tradhëti të lartë.

Ndonëse çështja e tij u duk e lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me atë të Bin Ladenin, autoritetet e ndëshkuan atëherë për faktin se kishte përdorur një program të rremë vaksinimi në zonat tribale, për të grumbulluar informacion për llogari të një shteti të huaj.

Që prej dënimit, ai mbahet në kushte të larta sigurie, për shkak të rrezikut që i kanoset nga talebanët, në një burg në qytetin e Pashavarit.

Bin Laden u vra nga trupat speciale amerikane në maj të vitit 2011, në vendstrehimin e tij në qytetin e Abotabadit.

Rigjykimi i Afridit do të bëhet për shkak se sipas ligjit pakistanez, gjykatësi i mëparshëm tejkaloi juridiksionin e tij në dhënin e këtij vendimi.

Tashmë, çështja e Afridit do t’i shkojë për gjykim Gjykatës së Lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA