LAJM I FUNDIT/ Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, dyshohet se në konflikt janë përfshirë disa 18-vjeçarë Prej katër ditësh në Doganën e Morinës, që lidh Shqipërinë me Kosovën po zhvillohet një protestë, me dhjetra kamionë qëndrojnë atje në pritje të zgjidhjes së kërkesave të tyre për thjeshtëzim të procedurave të zhdoganimit për mallrat që nga Shqipëria kalojnë për në Kosovë.
Drejtuesit e kamionëve thonë se për të kaluar në Kosovë duhen 48 orë dhe pagesa shtesë ndërsa kolegët e tyre nga Serbia dhe Maqedonia kalojnë në Kosovë shumë më shpejt dhe me procedura të thjeshtuara.
“Jam prej katër ditësh në këtë protestë. Mollët e Serbisë hyjnë me procedurë të thjeshtuar në Kosovë, ndërsa mollët prej Shqipërisë hyjnë me procedurë të rregullut me dogana të brendshme, paguajmë terminal 40 euro për 24 orë. Cmimet janë shumë të larta dhe besoj që do të arrihet marrëveshje që edhe mollët e Shqipërisë të hyjnë me procedura të thjeshtuara”, thotë njëri prej protestuesve.
Përfaqësuesit e doganave të të dy vendeve janë takuar për të diskutuar këtë çështje dhe një takim është njoftuar edhe në ditët në vazhdim.
Top Channel