Në pranga “Bin Laden”-i indian
29/08/2013 16:10
Shërbimet Sekrete Indiane arrestuan ditën e enjte keqbërësin e vendosur në krye të listës të të shumëkërkuarve të vendit, terroristin Yashin Bhaktal.
Lajmi u konfirmua nga Ministri i Punëve të Brendshme, Sushil Kumar Shinde, në një konferencë për shtyp.
Një bashkëthemelues i grupit të Muxhahedinëve Indianë, Bhaktal konsiderohet përgjegjës për dhjetëra sulme terroriste, përgjegjëse për qindra viktima në të gjithë vendin.
Organizata e themeluar prej tij është vendosur në listën e zezë të terrorizmit në Indi, SHBA dhe Bashkimin Europian.
Bhaktal u arrestua mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa tentonte të hynte në Indi nëpërmjet Nepalit, në provincën indiane të Biharit.
Top Channel