Lufta ekonomike Rusi-Bjellorusi

29/08/2013 00:00

Një konflikt midis Rusisë dhe Bjellorusisë mbi kontrollin e tregëtisë së potasiumit është përshkallëzuar, me Minskun zyrtar që tashmë kërcënon me ndjekjen ligjore të një miliarderi rus.

Seleiman Kerimov është aksioneri kryesor i kompanisë “Uralkali”, një firmë ruse e potasiumit, e cila kontrollon 20% të tregut botëror të kësaj lënde, një përbërës kryesor i të gjithë plehrave kimikë.

Bjellorusia ka nisur një hetim ndaj Kerimovit dhe një grupi të tjerë aksionerësh, me dyshimin që janë fajtorë për një sërë krimesh ekonomike.

Në kundërpërgjigje, Moska ka vendosur që të reduktojë që nga muaji i ardhshëm sasinë e gazit me të cilën furnizon fqinjin e saj jugperëndimor.

Ndonëse zyrtarisht ky vendim është i lidhur me “përmirësimin e rrjetit, pas nxjerrjes nga shërbimi të një tubacioni të vjetëruar”, vendimi i Rusisë po interpretohet gjerësisht si një formë presioni ndaj Minskut zyrtar.

Presidenti i kompanisë “Transneft”, që kontrollon eksportet e gazit në Bjellorusi, nuk dha një afat përfundimtar për përfundimin e punimeve.

Me afrimin e dimrit, Bjellorusia ka një nevojë absolute për gazin rus, për të plotësuar nevojat e brendshme për ngrohjen e popullsisë, pasi sistemi vendas është pothuaje i gjithi i lidhur me gazin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB