Kreu i ERT, i punësuar tek Ashta

29/08/2013 00:00

Përmes një vendimi të dyshimtë Qeveria ka vendosur një ditë më parë të
autorizojë kryetarin aktual të Entit Rregullator të Energjisë, Sokol
Ramadani që pas lirimit nga detyra të nis punë tek kompania energjetike
Ashta.

Në vendimin e marrë një ditë më parë Qeveria ngarkon vetë entin që ta zbatojë atë. Ligji për sektorin e energjisë elektrike, ndalon që antarët e Entit Rregullator të punësohen pranë shoqërive private të fushës për një periudhë njëvjecare pa marrë më parë miratimin e Qeverisë.

Në këtë pikë vendimi i Qeverisë ngre dy pikëpeytje ligjore. Së pari vetë Qeveria pranon në vendim se zoti Ramadani është ende në detyrë duke mos përmbushur kështu kushtin e largimit nga puna dhe në të njëjtën kohë e autorizon atë të fillojë punë në kompaninë private. Ndërsa dyshimi i dytë lidhet me detyrimin e eres për zbatimin e tij, çka sipas ekspertëve është tërësisht jashtë kompetencave të Këshillit të Ministrave.

Top Channel