Jeta mund të ketë ardhur nga Marsi

29/08/2013 00:00

Përpara se të mbërrinte në Tokë, jeta mund të ketë nisur në Mars.
Studimet më të fundit, të prezantuara në një konferencë të rëndësishme
shkencore, mbështesin idenë se Planeti i Kuq ishte një vend shumë më i
përshtatshëm për shkëndijën biologjike miliarda vjet më parë sesa Toka
në fillesat e saj.

Nje pretendim i tille bazohet tek menyra sesi u grumbulluan molekulat e para, te nevojshme per jeten. Shkencetaret e kane pyetur veten per nje kohe te gjate sesi u mblodhen bashke qe ne fillim tre perberesit kyçe molekulare per organizmat e gjalle: ARN-ja, acidi ribonukleik, ADN-ja, Acidi desoksiribonukleik dhe proteinat. Pergjigjja e dhene ne konferencen ‘Goldschmidt’ ne Firence te Italise eshte se, ne fakt, jeta mund te mos kete nisur fare ne planetin tone, por ka filluar ne Mars dhe ne Toke ka ardhur me ndonje gur. Sipas profesor Steven Benner, te Institutit per Shkence dhe Teknologji Westheimer, ne Token e atehershme, premisat per zhvillimin e jetes nuk ekzistonin.

“Molekulat qe formojne materialin gjenetik jane shume me komplekse sesa supa primare pre-biotike e lendeve kimike ekzistuese ne token e perpara tre miliarde vjeteve. I pari prej tyre mendohet te jete shfaqur acidi ribonukleik. Dhe thjesht duke i shtuar nje supe te tille energji siç eshte ajo e nxehtesise apo drites, nuk gjeneron ARN. Gjeneron katran”, shpjegon profesor Steven Benner.
 
ARN-ja duhet te formezohet nga modelimi i atomeve ne siperfaqen kristalore te mineraleve. Mineralet me te efektshme ne krijimin e saj mendohet te jene shperbere ne oqeanet e Tokes se re, por ne Mars, sipas profesor Benner-it, ato duhet te kene qene me bollek e kjo le te kuptohet se jeta ka nisur ne Planetin e Kuq, perpara se te transferohej ne toke.

Top Channel