Gjykata e Lartë e Italisë mbrojti vendimin për të shpallur fajtor për evazion fiskal ish-kryeministrin e vendit, Silvio Berlusconi.
Në datën 1 gusht, Berlusconi u dënua me një vit heqje lirie në formën e arrestit në shtëpi ose punë komunitare, ndërsa iu hoq e drejta për të vazhduar karrierën e tij politike.
Asnjë prej këtyre masave nuk është zbatuar ende dhe Italia pret me ankth të mësojë vazhdimin e kësaj çështje, pasi me 76-vjeçarin që kryeson forcat e qendrës së djathtë, ndëshkimi i tij mund të shkaktojë edhe rënien e qeverisë.
Mbrojtja e Berlusconit argumentoi gjatë procesit se ndërsa ndryshimi i çmimit, me qëllim që të paguhej më pak taksa nga kompania e politikanit e shpërndarjes së filmave nuk lidhej me pronarin e firmës dhe se ai ishte i pafajshëm për këtë krim.
Megjithatë, në një deklaratë të publikuar këtë të enjte, Gjykata e Lartë shpjegoi: “Vendimi gjyqësor bazohet mbi provën e qartë të vërtetuar prej fakteve, se Berlusconi ishte truri pas këtij mekanizmi të mastrhimit financiar”.
Jo vetëm kaq, por sipas gjykatës, ish-kryeministri u konfliktua në disa raste me manaxherët e “Mediaset”, për t’i kërkuar që të ndryshonin bilancet, për të fshehur para nga shteti.
“I pandehuri, në rolin e një biznesmeni, duhet të ishte tërësisht i painformuar për vetë biznesin e tij, për të qenë i vërtetë pretendimi i mbrojtjes”, lexohej ndër të tjera në deklaratë.
Top Channel