Pretendimet e rrjetit televiziv amerikan NBC se mësymja në Siri nis të
enjten e zgjat tre ditë, por edhe retorikat e përshkallëzuara të këtyre
ditëve e kanë mbërthyer vëmendjen tek zhvillimet në Siri.
Por presidenti Barak Obama e ka frenuar vrullin e luftëdashësve me deklaratën e bërë gjatë një interviste për PBS, kur tha se ende nuk ka marrë vendim mbi reagimin amerikan ndaj përdorimit të armëve kimike në kete vend.
Megjithate, shefi i Shtepise së Bardhë pohoi se Shtetet e Bashkuara kane dale ne perfundimin se Qeveria siriane ndërmori një sulm me armë kimike në periferi të Damaskut.
“Kemi dale në përfundimin se qeveria siriane ka kryer sulmet dhe me këtë veprim bëhen të domosdoshme pasoja ndërkombëtare. Ne po konsultohemi me aleatët. Nuk kemi ndërmend të fillojmë një konflikt të hapur në Siri, por duhet të garantojmë se kur një vend shkel normat ndërkombëtare për shembull me armë kimike, që përbëjnë kërcënim për ne, ai duhet te mbaje pergjegjesi”, tha Obama.
Obama mendon se nje goditje ushtarake, qofte edhe e kufizuar, nuk do te zgjidhte problemet ne Siri, por te pakten do t’i dergonte Damaskut zyrtar nje mesazh te forte. Komentet e tij pasojne nje dite perplasjesh te forta prapra kuintave ne OKB. Britania kembenguli qe anetaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit te adoptonin rezoluten e cila autorizon masa per mbrojtjen e civileve.
Rusia, aleate e sirise refuzoi te miratonte dokumentin dhe takimi u mbyll pa prodhuar nje zgjidhje per ngercin diplomatik qe karakterizon prej kohesh qendrimin e Kombeve te Bashkuara ndaj vendi te trazuar. Departamenti Amerikan i Shtetit e kritikoi ashper “kokefortesine ruse” e tha se nuk do ta lejoje paralizen diplomatike te sherbeje si mburoje per udheheqjen siriane.
Sipas shefit te OKB-se, Ban Ki Moon, inspektoreve ne terren u nevojiten edhe kater dite te tjera per te perfunduar hetimin dhe kembenguli qe eksperteve t’u jepet kohe per te bere punen e tyre. Ne mesin e sirianeve, frika e fillimit te luftes eshte shtuar ndjueshem. Zyrtaret thone se Brenda 24 oreve te fundit, te pakten 6.000 prej tyre kane kaluar ne liban nepermjet pikes kufitare te Masnaas, ne nje kohe kur fluksi ditor ka qene zakonisht 500 deri ne 1.000 refugjate.
Top Channel