Egjipt, arrestohet kreu i “Vëllazërisë Muslimane”

29/08/2013 00:00

Një tjetër figurë kryesore e “Vëllazërisë Muslimane” në Egjipt ka përfunduar në pranga.

Bëhet fjalë për Muhammad al-Biltaji, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Liri dhe Drejtësi, pjesë e koalicionit të “Vëllazërisë Muslimane”.

Lajmi njoftohet nga mediat egjiptiane. Televizioni “Channel One” njoftoi se al-Bitaji akuzohet për nxitje të dhunës.

Urdhër-arresti i prokurorisë për të kishte dalë që më 10 korrik, por zbatimi mbërriti vetëm së fundmi, pasi më parë ishin ngrirë të gjitha asetet e tij financiare.

Al-Bitaji që prej rrëzimit të Mursit nga ana e ushtrisë, më 3 korrik, ndodhej në qendër të kritikave të medias vendase që e fajësonin atë si nxitësi kryesor i protestave të dhunshme.

Rasti pritet të ngjallë protesta të reja në vend, i cili nuk po gjen paqe që prej rrëzimit të Mubarakut.

Top Channel