
Kryeministri në largim, Sali Berisha përsëriti bindjen e tij se Qeveria e
ardhshme e Kryeministrit Edi Rama do ta çojë vendin në recesion.
Shqetesimin per nje krize eventuale ekonomike, kryeministri Berisha e ndau me Presidentin e Asamblese Parlamentare te OSBE-se, deputetin austriak, Volfgang Grosruk, i cili ndodhet ne Tirane per te konkretizuar nje ndihme prej 500 mije eurosh per sherbimin zjarrfikes shqiptar.
Duke vene ne dukje se pavaresisht pasojave te krizes europiane, Qeveria e tij ia doli qe nepermjet reformave te mos lejoje renien e ekonomise ne recesion, kryeministri Berisha shprehu bindjen se kjo arritje madhore do te zhbehet nga qeveria e ardhshme.
“Partia Socialiste- tha zoti Berisha- me premtime antiglobaliste dhe jo realiste si shërbim shëndetësor falas, heqje të taksave për 95 përqind të shqiptarëve, legalizime falas etj, si dhe me një ekip qeverisës pa eksperiencë do ta çojë Shqipërinë në recesion, duke sjelle krizë ekonomike, papunësi e varfëri”. Kryeministri Berisha theksoi ne takim se Partia Demokratike do të jetë vigjilente dhe do të qëndrojë përballë tyre duke bërë një opozitë të fortë.
Top Channel