Bashkia: Romët po përdoren politikisht

29/08/2013 00:00

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas akuzave te leshuara nga institucioni i
Avokatit të Popullit lidhur me mungesen e nje zgjidhjeje per problemin e
strehimit te tyre.

Me anë të një deklarate për mediat, ky institucion thotë se komuniteti rom është përdorur politikisht nga partitë politike dhe qarqet e lidhura me të ku janë përfituar miliona euro në emër të romëve dhe paratë kanë mbushur llogaritë bankare të disa prej personave të implikuar në këtë çështje.

Sipas baskisë, me 3 milion euro të Bashkimit Europian mund të ishin ndërtuar 60 apartamente, por në fakt nuk ka ndodhur kështu.

Top Channel