
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Aleksandër Arvizu vijoi takimet duke
bashkëbiseduar në selinë e PS për më shumë se 60 minuta me ministrin e
ardhshëm të Ekonomisë dhe Energjitikës Damian Gjiknurin.
‘Ne vijojmë konsultimet,- tha ambasadori, – me ata të cilët do të kenë pozicione kyqe në qeverinë e re. Zoti Gjiknuri na paraqiti ne ato që ai i sheh si prioritete”.
Arvizu edhe njëherë tjetër ka ritheksuar vensoshmërinë e SHBA-ve për të punuar me Qeverinë e re duke e ndihmuar siç tha ai me mundësitë tona më të mira. Ndërsa Damian Gjiknuri deklaroi se “ishte një takim i frytshëm ku hodhëm disa piketa bashkëpunimi. Shfaqëm vizionin tonë dhe problematikën që ndesht ky sektor dhe besojmë gjithmonë në mbështjetje e SHBA-ve në këtë sektor delikat të ekonomisë shqiptare.
Top Channel