Arsenali sirian kundër NATO-s

29/08/2013 00:00

Në kohën kur të gjitha shenjat tregojnë se Shtetet e Bashkuara dhe një
grup aleatësh janë të gatshëm për veprime ndëshkuese ndaj Sirisë është e
natyrshme të shtrohet dhe pyetja: si do të përgjigjet regjimi i Bashar
al Assad-it?

Deri në ç`pikë do të mund të mbroje veten nga sulmet e planifikuara kunder tij? Çfare masash mund te ndermarre per shpagim?

Skenaret e deritanishem lene te kuptohet se mesymja e Shteteve te Bashkuara, Britanise e ndoshta dhe Frances do te perfshije raketa me rreze te gjate veprimi, ‘Tomahawk’ te leshuara nga luftanije apo nendetese.

Avione bombardues mund te perdoren gjithashtu, por do te perdorin per cdo rast arme qe te godasin nga jashte hapesires ajrore siriane. Kjo do t`ia veshtiresonte shume regjimit perdorimin e mbrojtjes anti-ajrore. E vleresuar si me kapacitet te larte, mbrojtja siriane bazohet me se shumti tek sistemet e hershme sovjetike te tipit S-200/SA-5 Gammon, bashke me disa arme ruse te blera tani vone si SA-22 dhe SA-17.

Damasku ka ne zoterim edhe nje seri sistemesh te sofistikuara radaresh te blera nga Kina. Por kapacitet e saj mbrojtese edhe mund te kene pesuar demtime per shkak te humbjes se territorit dhe disa zonave ku jane vendosur radare, te cilat aktualisht gjenden ne duart e rebeleve. Edhe ne qofte keshtu, mbrojtja ajrore siriane mbetet e besueshme. Kjo eshte nje nga arsyet perse diskutimet e armeve qe do te perdoren, jane me se shumti te perqendruara tek raketat Kruz. Ashtu si nga ajri, Siria do te perpiqet te zbrapse edhe forcat detare te perendimit duke perdorur arsenalin e saj of-shore, i mbeshtetur kryesisht tek raketat anti-anije. Serish ne saje te Rusise, ajo zoteron raketat supersonike Yakhont, qe ne radhet e NATO-s njihen si SS-N-26. Nga ana tjeter, Damasku mund te kerkoje ndihmen e grupeve si Hezbollahu per te ndermarre jashte kufijve sulme kunder interesave amerikane dhe atyre perendimore ne pergjithesi.

Top Channel