Siri, ekipi i OKB-së viziton vendin e sulmit
28/08/2013 00:00
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara në Siri të mërkurën pritet të mbledhin
edhe më tepër dëshmi për sulmin e mundshëm me armatim kimik në një lagje
të kryeqytetit Damask.
Një ditë më parë, inspektorët e armatimit kimik nuk e vizituan vendin e sulmit të dyshuar për shkak të shqetësimeve për siguri.
Të hënën kundër ekipit të Kombeve të Bashkuara ka pasur të shtëna nga armët, ndersa anëtarët e ekipit udhëtonin në njërin nga pesë vendet përreth Damaskut.
Fuqitë perëndimore e kanë fajësuar regjimin e presidentit Bashar al-Assad, për sulmin e 21 gushtit, nga i cili u vranë qindra civilë dhe janë shtuar thirrjet për aksion për ta ndëshkuar regjimin në Damask.
Top Channel