Në 28 gusht 1963, në Uashington, Martin Luther King do të mbante një fjalim historik, që do të shndërronte përgjithmonë Shtetet e Bashkuara që ne njohim.
“I have a dream” (në shqip: Unë kam një ëndërr), ishte fraza më e njohur, e një fjalimi të gjatë që denonconte racizmin dhe mungesën e shanseve të barabarta në shoqërinë amerikane.
Luther King, i vrarë disa vite më pas nga ekstremistët e bardhë, shqiptoi ato fjalë epokale përpara 250 mijë protestuesve më ngjyrë, duke i dhënë jetë një transformimi që do të shndërrohte SHBA-në në një prej vendeve më demokratike të botës.
50 vjet më pas, nën mbikqyrjen e presidentit Barack Obama, i cili e ka konsideruar luftëtarin e madh të të drejtave të njeriut si një prej shembujve më frymëzues të jetës së tij, SHBA do të organizojë një ceremoni përkujtimore ditën e mërkurë.
Anëtarë të familjes së King dhe veteranë të luftës kundër diskriminimit do të jenë të pranishëm në ceremonitë që do të mbahen, me qëllim që të ndërgjegjësojnë se ajo luftë e nisur gjysmë shekulli më parë, ende nuk është fituar plotësisht.
Top Channel