
Kryeministri Sali Berisha përshëndeti qëndrimin e kryeministrit të
ardhshëm Edi Rama për prishjen e çdo ndërtimi të paligjshëm, megjithate,
sipas zotit Berisha, qellimi i zotit Rama nuk eshte kontrolli ligjor
mbi territorin, por marrja e kompetencave kushtetuese te pushtetit lokal
per te zhbere planet urbanistike ne favor te klienteles se pushtetit te
ri, qe, sipas Kryeministrit, po nderton ne menyre te paligjshme ne
bregdet dhe do te riktheje politiken personale te 20 perqindeshit
korruptiv per ndertimet.
“Ne kete revansh ndaj territorit spikat deklarata e tij se do te prishe ndertimet pa leje dhe ne e pergezojme per cdo ndertim pa leje qe të prishet. Mirepo piktori nuk ndalet tek te paligjshmet, do te prish, – thote – dhe shtepite me leje. Akt i paprecedente, deklarate e paprecedente. Ne menyre kategorike absolutisht kundershtojme prekjen e çdo objekti te ndertuar me leje. Qeveria mund te prishe cdo objekt, por kundrejt shtetezimit, shpronesimit, kundrejt rregullave te motivuara. Cfare fshihet prapa? Fshihet fshirja e planeve urbanistike. Duhet te anulohet plani i bregdetit, sepse dyshja Rama- Kokedhima kane ngulur nje keshtjelle te tere në 30 metra larg buze se detit ne zonen me te ndaluar sipas planit”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha, i cili ka ndjekur me vemendje konferencen dyditore te orgnizuar nga Partia Socialiste per zhvillimin urban dhe modelin e ardhshem ekonomik, beri nje parashikim te zymte per menyren sesi Qeveria e ardhshme do te menaxhoje financat dhe ekonomine e vendit.
“Ju them qytetareve se ne dhe nje 1 jave do te jemi, por ju garantoj nje nga gjerat qe me ben me krenar eshte se ne arritem te parandalojme krizen. Une e di qe ju jeni ne veshtiresi dhe kjo nuk do te thote se ne parandaluam veshtiresite tuaja. Ju merrnit remitancat nga jashte dhe kjo perkthehet ne dhimbje te forte ekonomike per ju, por kriza, recesioni eshte i tmerrshem dhe uroj qe kurre Shqiperia te mos bjere”, tha Berisha.
Duke shprehur hapur vleresimin e tij negativ per mungesen e njohurive ne fushen ekonomike te Kryeministrit te ardhshem dhe disa anetareve te kabinetit te ri, Kryeministri Berisha u shpreh i shqetesuar se Qeveria e re nuk do te ndjeke sugjerimet e eksperteve nderkombetare se parandalimi i recesionit behet nepermjet rritjes se investimeve dhe mosrritjes se taksave Dy pika, qe sipas Sali Berishes rrezojne programin me te cilin Partia Socialiste erdhi ne pushtet dhe tani rrezikojnë të cojnë vendin në recession.
“Akti i dyte i drames pralajmeronte se ky ekip do te zhyse vendin me shpejtesi ne recession dhe ky eshte oguri me i zi qe sjell kjo qeveri. Ky nuk eshte Edi Rama, eshtë Edi Drama. Ky reagimi i imi nuk ka te beje absolutisht me nje qendrim personal ndaj tij, por me nje hall te madh qe do t’ju bjere mbi koke. Kriza eshte lubi, eshte ndeshkim i madh shume po te kape shqiptaret. Une kuptoj pakenaqesite e tyre, po u rikujtoj se jane asgje dhimbjet e sotme, se c’do te jene dhimbjet e recesionit”, tha Berisha.
Top Channel