NATO, gati avionët për në Siri

28/08/2013 00:00

Sipas NBC-se, numërimi së prapthi për ofensivën në Siri ka filluar dhe
nga sulmi i shumëdiskutuar mbi regjimin e Bashar al Assadit, mund të na
ndajnë vetëm pak orë.

Në fakt, rrjeti televiziv amerikan pretendon se goditja e pare do te jepet te enjten e mesymja do te zgjase tre dite. Pas përdorimit të gazit helmues dhe vdekjes së qindra njerëzve në Siri, duket se koha e negociatave kishte marrë fund.

Amerika flet per kapercim te vijes se kuqe dhe ekspertet paraqesin tre skenare te mundshme per sulmin.Në fillim renditet vendosja e nje zone te ndalim-fluturimit, qe do te thote bllokim i qarkullimit ajror ne nje zone te caktuar.

Helikopteret dhe avionet bombardues te Bashar al Assadit nuk do te ngrihen dot ne ajer e per rebelet kjo do te ishte nje ndihme e madhe. Se dyti vijne goditjet me raketa Kruiz te cilat mund të shkatërrojnë aerodrome ushtarake e te dobesojne kapacitetet ajrore te Sirise.

Amerika ka te stacionuar nderkohe në Mesdhe disa shkatërrues dhe nëndetëse qe jane ne gadishmeri. Se fundi, do te nise furnizimi i rebeleve me arme, gje te cilen ëashingtoni deri me tani, nuk e ka bere zyrtarisht, por eshte mjaftuar vetem me ofrimin e ndihmes mjekesore. Megjithate nje skenar i tille do te kerkonte kohe, sepse per armet moderne amerikane, kundershtareve te regjimit do t’u nevojitet trajnim.

Britania e Madhe nderkohe eshte duke pergatitur nje draft rezolute per Keshillin e Sigurimit, e cila te autorizoje marrjen e masave te nevojshme per mbrojtjen e civileve ne Siri. Dokumenti do t’u paraqitet 5 anetareve te perhershem te Keshillit, te cileve sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban ki Moon u kerkoi te reagojne si nje trup i vetem dhe te gjejne unitetin per te vepruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB