341 klandestinë, shumica e të cilëve sirianë, u shpëtuan nga dy peshkarexha të tejmbushura në vështirësi pranë brigjeve italiane.
Autoritetet italiane bënë me dije se midis emigrantëve ndodhej edhe një vajzë 4-ditëshe, e cila kishte lindur në anije.
Fëmija dhe nëna e saj gëzojnë gjendje të mirë shëndetësore dhe ashtu si emigrantët e tjerë të paligjshëm ndodhen në qytetin port të Sirakuzës.
341 klandestinët i bashkohen disa mijërave emigrantëve të tjerë që kanë rrezikuar jetën për të mbërritur në brigjet italiane apo malteze së fundmi.
Ndonëse shumica e kanë deklaruar veten sirianë, autoritetet nuk janë të bindura për këtë, pasi shumica e emigrantëve nuk kanë me vete pasaporta dhe dyshohet që shumë prej tyre mund të përdorin një identitet të rremë, për të përfituar nga ligjet në fuqi, që pengojnë Italinë të riatdhesojë shtetasit e një vendi të përfshirë në luftë.
Ne foto, Sirakuza, qyteti italian ku jane sistemuar klandestinet dhe dy destinacionet e tjera te zakonshme per emigrantet, shteti i Maltes dhe ishulli italian i Lampeduzes
Më parë gjatë ditës, disa dhjetëra klandestinë mbërritën edhe në brigjet e Maltës.
Së bashku me Italinë, shteti me 300 mijë banorë, pjesë e BE-së, i ka bërë thirrje Brukselit që të asistojë në koston për përballimin e klandestinëve në qendrat e ngritura për pritjen e tyre.
Top Channel