“Presidenca nuk kishte dokumentacion për përzgjedhjen e Ols Dados”, avokati i Veliajt: Artur Metani në konflikt interesi Analizat paraprake konfirmojnë se mbi 100 dasmorë, të cilët mernin pjesë
në një ceremoni martese në fshatin Gorishove në Cakran të Fierit janë
helmuar nga mishi dhe kryesisht nga pjata e parë e ushqimit e servirur.
Nderkohe qe kane kaluar tre dite nga dasma, te rritur dhe femije vazhdojne te jene ne kujdes mjekësor ne spitalin e Fierit. Disa prej tyre jane mjekuar ne spitalin e Ballshit, nderkohe qe ka dhe nga ata paciente te cilet rikthehen ne spital.
“Deri në orën 24:00 të së martës kanë qenë prezentë 17 të shtruar në pavionin e sëmundjeve infektive dhe 24 fëmijë, të cilët ishin në pediatri. Rezulton që pothuajse që të gjitha rastet që ne pyetëm vinin nga konsumimi i pjatës së parë dhe që në këtë pjesë të hetimit që ne jemi duket se shkak është bërë mishi, qoftet dhe rostoja”, thotë Adrian Hoxha, drejtor i ISHP-së.
Nuk eshte rasti i pare qe dasmoret helmohen nga ushqimi i produkteve qe u serviren ne restorantet ku zhvillohen ceremoni martesore. Nderkohe inspektore te Autoritetit Kombetar te Ushqimit kane mberritur ne vendngjarje paralelisht me inspektoret e higjienes dhe konfirmojne mbylljen e aktivitetit te ketij restorantit.
Por sipas tyre pronari i restorantit thjesht ka ofruar ambientet nderkohe qe produket ushqimore jane sjelle nga familjaret qe organizonin ceremonine e marteses. Policia nga ana e saj ka shoqeruar familjaret e dasmes per te hetuar me tej se ku jane blere produktet ushqimore perfshire edhe pijet dhe ne c’kushte jane mbajtur ato me pare se te dergoheshin ne restorant.
Top Channel