“Ishte shansi ynë i fundit dhe më i mirë për të sulmuar”, deklarata e Trump nga Shtëpia e Bardhë: Irani, një kërcënim i patolerueshëm në Lindjen e Mesme
Këshilli i Aleancës së Atlantikut përfundoi mbledhjen e posaçme ku u diskutua situata më e fundit e krijuar në Siri.
Në fund të mbledhjes, vendet anëtare të NATO-s në një deklaratë të përbashkët dënuan ashpër përdorimin e armëve kimike gjatë sulmit të 21 gushtit.
“Ne dënojmë ashpër këto sulme mizore që shkaktuan humbjen e shumë jetëve të pafajshme. Vendet e NATO-s shprehin mbështetje të plotë ndaj hetimit të OKB-së në terren dhe kritikojnë barrierat artificiale të ngritura nga regjimi sirian për të penguar këto hetime”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Ander Fogh Rasmusen.
Në deklaratën e NATO-s presidenti Bashar al Assad fajësohet tërthorazi, kur thuhet se “armët kimike janë nën kontrollin dhe kujdesin e regjimit.
“Informacionet e siguruara nga disa burime të ndryshme, drejtojnë gishtin nga regjimi sirian si përgjegjës për përdorimin e armëve kimike në këto sulme”, deklaroi sekretari Rasmusen.
Ne konsiderojmë se përdorimi i armëve kimike, tha më tej Rasmusen, është një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Deklarata mbyllet me zotimin e Aleancës për të vazhduar bashkëpunimin me Turqinë në ndjekjen nga afër të situatës në Siri për të ruajtur të paprektur kufijtë e NATO-s.
Përfshirja e Aleancës në një sulm të mundshëm në Siri mbetet një opsion i mundshëm, edhe pse në sfond. Në rast të angazhimit të NATO-s, skenari më i mundshëm, sipas analistëve ndërkombëtarë është bombardimi nga ajri, ashtu si në rastin e Libisë dhe Serbisë.
Top Channel