Velipojë, dy persona mbyten në det

27/08/2013 20:20

Dy persona u mbytën në det pasditen e së martës në plazhin e Velipojës, lajmëroi policia e Rrethit Shkodër.

Sipas dëshmitarëve, viktimat u futën në det për të shpëtuar disa persona që ndodheshin në vështirësi, por për shkak të detit të trazuar u zhdukën mes dallgëve.

Ndërsa personat e ndodhur fillimisht në vështirësi arritën të dilnin në breg, policia konformoi identitetin e të mbyturve, 56-vjeçari Myfit Paçrami dhe shtetasi kosovar, Adnan Halimi.

Për momentin, policia nuk ka konfirmuar nëse trupat e të ndjerëve janë rikuperuar.

Kjo ngjarje e rëndë, vendos për të disatin vit me radhë përpara përgjegjësisë autoritetet shtetërore, për mungesën e trupave të gatshme të shpëtimit në plazhet e populluara të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA