Tiranë, 27-vjeçarja sulmohet me acid

27/08/2013 00:00

Një vajzë është sulmuar me acid paraditen e të martës në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur pranë kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë, ku
27-vjeçarja Vilma Dule është sulmuar me acid në fytyrë dhe trup nga një
person ende i paidentifikuar nga policia.

Vajza ka kërkuar ndihmën e kalimtarëve të rastit, të cilët e kanë dërguar në spital.

Bluzat e bardha bëjnë me dije se pacientja ka djegie të shkallës tretë, në trup dhe fytyrë dhe gjendja e saj është e rëndë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve, autorit dhe rrethanave të sulmit.

Top Channel