Siri, kërkime për të përcaktuar llojin e gazit

27/08/2013 00:00

Kur aktivistët e opozitës në Siri denoncuan sulmin në Ghouta e për të
provuar pretendimet e tyre, hodhën pamje të tmerrshme filmike në
internet, vërtetësia e videos nuk u mor automatikisht si e mirëqënë.

Që ka patur nje sulm e mijera vete kane kerkuar ndihme ne spitale, kete e pohuan ‘Mjeket pa kufi’, dy dite me pare. Ekspertet e OKB-së ne terren nderkohe duhet te kontrollojne nese jane perdorur vertet agjente kimike. Por pas supozimeve te para se disa gjera mund te ishin sajuar, gjithmone e me shume, per situaten ne periferine e Damaskut duket se nuk ka shpjegim tjeter veç pasojes se perdorimit te armeve kimike. Pyetja qe shtrohet tani eshte çfare substancash helmuese jane perdorur saktesisht, thote ‘Deutsche Welle”.

Shumica e simptoma flasin per gaz nervor, ku hyjne sarini, tabuni dhe VX nga arsenali i pasur i armëve kimike te Sirise. Te gjitha keto gaze jane te padukshme e nuk kane ere; ato thithen pa kuptuar e brenda disa sekondave mberrijne ne trup sa permes frymemarrjes, ashtu edhe lekures apo syve. Demi i shkaktuar eshte i madh brenda nje kohe shume te shkurter. Ndryshe nga gazi mustard, nuk shkaktojnë lëndime të jashtme, si plagë, djegie, apo flluska, por dëmtojnë transmetimin e impulseve ndërmjet qelizave nervore. Per pasoje, te prekurit kane nxjerrje te pakontrolluar te pështymës, sy të përlotur, rrjedhje hunde, shtrengim muskujsh, të vjella, humbje ndjenjash, deri në bllokim të frymëmarrjes dhe vdekje.

Pikerisht, te tilla simptoma jane vene re tek viktimat ne Siri. Gazi nervor mund te jete vdekjeprures edhe ne sasi shume te vogla dhe antitoksiket funksionojne vetem atehere kur administrohen shpejt. Se çfarë helmi është përdorur në Damask, mund te zbulohet edhe pas një kohe më të gjatë. E rëndësishme, sipas ‘Deutsche Welle-s’  është te gjenden mbetje te predhave me të cilat mund të jete hedhur gazi, sepse janë të ndërtuara ndryshe nga raketat e zakonshme. Pranë kraterit, ku ka rënë predha, mostrat e dheut mund të tregojne shume per gazin helmues. Edhe pse agjentët e luftës kimike avullojnë shumë shpejt në tokë dhe ujë, produktet tipike, që lëshojnë, janë të qëndrueshme dhe nganjëherë mund të diktohen edhe muaj te tere pas nje sulmi kimik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB