Përfaqësuesi më i lartë i sigurisë në Republikën kaukaziane të Ingushetisë, në Rusi, mbeti i vrarë në një atentat të realizuar prej një grupi njerëzish të armatosur, ende të paidentifikuar.
Ahmed Kotiev ishte duke iu drejtuar zyrës së tij, kur në 7:30 të mëngjesit mbeti viktimë e sulmit të ndodhur pranë fshatit të Nizhniye Achaluki.
Shoferi i tij mbeti gjithashtu i vrarë në këtë pritë.
Presidenti i Ingushetisë, Yunus-Bek Yevkurov deklaroi se Kotiev ishte shënjestruar për shkak të detyrës dhe rezultateve të mira që kishte arritur në luftën kundër lëvizjeve separatiste dhe militante në krahinë.
Ingushetia, Dagistani dhe Çeçenia, republikat kaukaziane të ndodhura brenda territorit rus, përbëhen nga një popullsi me shumicë muslimane dhe që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik janë të ndikuara nga lëvizje të fuqishme separatiste, shpesh herë me natyrë islamike.
Top Channel