Korçë, grinden për pronën, daja plagos nipin
27/08/2013 00:00
Konflikti për pronën ka shkaktuar sërish përplasje me armë zjarri.
Ngjarja e radhës ka ndodhur në lagjen nr.6, të qytetit të Korçës, pranë
shkollës “Naim Frashëri”.
Nga hetimet paraprake, mësohet se Pëllumb Kamberi pas një debati me djalin e motrës, e ka plagosur atë me armë gjahu.
I lënduari, Andrea Pojani 30 vjeç, është dërguar menjëherë në spital dhe mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka shoqëruar dajën dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel