Hiri i zjarrit pushton Kaliforninë

27/08/2013 00:00

Zjarri që po digjet përreth Parkut Kombëtar të Josemitit në Kaliforni,
vazhdon të gllaberojë sipërfaqe të tëra tokë e tani ka përfshirë, sipas
zyrtarëve, pothuajse 650 kilometra katrorë.

Zjarri rrethor, siç e kane quajtur, ka leshuar nje shi hiri mbi rezervuarin kryesor qe furnizon me uje dhe energji hidro-elektrike qytetin e San Franciskos. Zyrtaret lokale po perpiqen ta largojne ujin duke e kaluar ne rezervuare te tjere me te vegjel, ndersa e monitorojne vazhdimisht per ndotje.

Flaket kercenojne me mijera shtepi si dhe disa prej pemeve gjigande te sekuojes, te famshme ne Kaliforni. 20 per qind e tyre jane vene nen kontroll, nje perparim i ndjeshem krahasuar me 2% qe llogaritej te premten, por serish nuk mjafton. Ererat e fuqishme po ndihmojne perhapjen e tyre, duke e bere situaten teper sfiduese per zjarrfikesit.

Zjarri nisi ne 17 gusht ne njerin prej pyjeve te parkut per shkaqe te pazbardhura deri me tani. Nje dite me pare, guvernatori i Kalifornisë, Jerry Broën, shpalli per San Franciskon gjendjen e emergjences. Dy uzina hidroelektrike në rajon jane mbyllur per shkak te flakeve. Dhjetera zjarre po digjen ne disa shtete amerikane, qe nga Arizona ne jug e deri ne ëashington e Alaske. Sherbimi Pyjor i Shteteve të Bashkuara thotë se këtë vit, ne vend jane shenuar 32 mije zjarre qe kane djegur 1,4 milionë hektarë tokë.

Top Channel