“Presidenca nuk kishte dokumentacion për përzgjedhjen e Ols Dados”, avokati i Veliajt: Artur Metani në konflikt interesi
Aventura në det e katër adoleshentëve ka ngritur “në këmbë” policinë
kufitare të Durrësit. Oreld Nikolli, Florind Gjoka, Vilson Marku, Fatjon
Prenga të moshës 16-17 vjeç, pasditen e së dielës kishin dalë në det me
një varkë me motor nga bregdeti i Currilave në Durrës .
Por që prej orës 16:00 kishin humbur kontaktet me familjarët e tyre, të cilët të alarmuar nga mungesa e tyre kanë kërkuar ndihmën e policisë kufitare për gjetjen e tyre. Policia ka nisur menjëherë operacionin kërkimor nga toka dhe deti për gjetjen e tyre. Vetëm mëngjesin e sotëm njëri prej të rinjve, Vilson Marku ka arritur të kontaktojë familjarët nëpërmjet telefonit, i cili mësohet të ketë thënë se nuk ndodhen larg bregut të detit.
Përmes orientimit të adoleshentit, rreth orës 08:00 policia kufitare i ka gjetur të rinjtë në sektorin Rinia, duke i kthyer shëndosh e mirë në shtëpitë e tyre.Ndërkaq pritet marrja në pyetje e katër të rinjve për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.
Top Channel