
Blogeri rus, njekohesisht kandidat per bashkine e Moskes Aleksei Navalny
u arrestua pas një tubimi elektoral dhe pak me vone u lirua, zhvillim
ky qe ne media u interpretua menjehere si shenje nervozizmi e Kremlinit
dy jave perpara zgjedhjeve lokale.
Lidershipi rus nuk eshte shquar ndonjehere per menyra te moralshme ne trajtimin e opozites dhe 37-vjecari Navalny e perjetoi edhe nje here forcen e pushtetit. Ai kishte folur para mijëra njerëzve në një tubim të organizuar në verilindje të kryeqytetit nen vezhgimin e kujdesshem te forcave te shumta te sigurise.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Ministria e Brendshme ka qenë e detyruar ta arrestojë Navalny-n pas fjalimit, sepse kishte shkelur të drejtat dhe interesat e qytetarëve të tjerë.
Top Channel