
Revista gjermane ‘Der Spiegel’ pretendon se Agjencia Amerikane e
Sigurisë Kombëtare ka përgjuar edhe vetë Kombet e Bashkuara, duke
depërtuar në sistemin e brendshëm të komunikimeve video të organizatës
botërore.
Revista shkruan në numrin e së dielës se të dhënat kanë dalë nga dosjet sekrete të nxjerra nga ish-kontraktori i shërbimeve amerikane të zbulimit Edward Snowden. Artikulli nuk specifikon kur u vu në dijeni revista për këtë informacion, ose nëse e mori informatën direkt nga Snoëdeni.
Sipas artikullit të ‘Der Spiegelit’, përgjimi i OKB-së eshte kryer diku nga mesi i vitit të kaluar. Artikulli citon një dokument të NSA-se në të cilin autori mburret se ka arritur të hyje në sistemin e telekonferencave me qark të mbyllur të OKB-së.
Mediat gjermane i kane kushtuar vemendje te veçante kesaj çeshtjeje. “Deutsche Welle” pohonte dite me pare, gjithmone duke cituar Snowdenin, se NSA-ja zoteron te dhena me permasa gjigante dhe se nuk kenaqet vetem me gjurmimin e të dhënave në internet dhe komunikimet telefonike. Posta ne Shtetet e Bashkuara eshte gjithashtu nen pergjim. Sipas ‘New York Times’ të gjithë zarfet e dërguara brenda vendit fotografohen automatikisht. Në vitin 2012 ishin 160 miliardë. Se sa gjatë ruhen këto të dhëna nuk dihet ende me saktësi.
Top Channel