
Një burrë ka vrarë 4 persona dhe ka plagosur 11 të tjerë në një sulm me thikë në qytetin kinez Chengdu. Sulmi ndodhi të dielën në mbrëmje në një autobus.
Burri nisi të sulmonte papritur pasagjerët dhe kur shoferi hapi dyert në mënyrë që ata të zbrisnin, agresori zbriti dhe nisi të sulmonte edhe kalimtarët e rastit.
Mediat lokale bëjnë të ditur se mes viktimave është edhe një vajzë 10-vjeçare.
Policia thotë se autori i masakrës është një 41-vjeçar, i cili i ka thënë agjentëve se një ditë më parë kishte pasur një debat mbi financat me familjarët.
Sulme të tilla me thikë janë bërë të zakonshme në Kinë. Në fillim të këtij muaji një burrë vrau me thikë tre persona, sërish në një autobus. Në korrik ka pasur edhe dy sulme të tjera me thikë në Guangdong dhe Henan, sulme që shkaktuan 5 viktima.
Top Channel