Hague: Ndërhyrja në Siri e mundshme edhe pa unitet në OKB

26/08/2013 00:00

Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague deklaroi të hënën se reagimi
ndërkombëtar ndaj dyshimeve për përdorim të armëve kimike në Siri është
i mundshëm edhe pa përkrahje unanime të Këshillit të Sigurimit të
OKB-së.

“A është e mundshme që t’i përgjigjemi armëve kimike pa unitet të plotë në Këshillin e Sigurimit të OKB? Unë do të thoja po”, tha Hague për BBC.

Presioni për veprim ndërkombëtar në Siri po rritet pas forcat qeveritare siriane janë akuzuar se kanë përdorur armë kimike, sulm ai që vrau qindra persona.

Top Channel