
Edhe pse në zonën e lëvizjes së tyre ishte vendosur armëpushimi, makinat
e inspektorëve të OKB-së janë qëlluar nga snajpere gjatë rrugës për në
periferi të Damaskut ku thuhet se ndodhi sulmi kimik i së mërkurës, çka
detyroi mjetin e parë të autokolonës të kthehej mbrapsht.
Kombet e Bashkuara nuk e dinë se kush qëlloi, por shtojnë se pavarësisht incidentit, ekspertët do të vazhdojnë hetimet.
Edhe pse Qeveria e Assadit pranoi më në fund të lejonte inspektimin e zonës për të verifikuar nëse të mërkurën atje u përdorën vërtet armë kimike, nga liderët ndërkombëtarë mori kritika përse e vonoi kaq hyrjen e ekipit 20 anëtarësh në Ghouta.
Ekspertet e OKB-se kishin mberritur ne Siri ne 18 gusht per te hetuar mbi sulme te meparshme te supozuara kimike. Presidenti Bashar al Assad paralajmeroi Shtetet e Bashkuara se nderhyrja e tyre ushtarake do te perfundonte ne deshtim.
“Nese dikush atje mendon se Siria do te kthehet ne nje kukull te perendimit, atehere gabohet rende, sepse s`ka per te ndodhur kurre”, tha Bashar al Assad.
Në Amerikë, zerave per masa te menjehershme ne pergjigje te sulmit ne Ghoutta, u jane bashkuar edhe shume ligjvenes. ëashingtoni nuk mund të injorojë vdekjen e qindra sirianëve te vrare nga armet kimike, u shpreh Eliot Engel, demokrati më i lartë në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Cështjet e Jashtme.
Askush në Kongres nuk është shprehur për dërgimin e trupave tokësore në Siri, por Engel kujton se ka dhe opsione te tjera e nuk eshte nevoja te vihen ne rrezik ushtaret amerikane. Nje prej tyre do te ishte sipas tij eshte dergimi i raketave kruz, me te cilat mund të shkatërrohen pistat e aviacionit, depot e municionit të regjimit, depozitat e naftës e mund të goditen forcat ajrore siriane.
Nese perdorimi i armeve kimike ne periferi te Damaskut vertetohet, pergjigjes se komunitetit nderkombetar nda regjimit sirian do t`i bashkohet edhe Gjermania.
Shefi i diplomacise gjermane, Guido Westervelle u shpreh se vendi i tij po e ndjek me vemendje situaten dhe mbetet ne kontakt te ngushte me OKB-se e aleatet. Deklarata e tij shenon te paren here qe Berlini zyrtar sygjeron hapur se do t`i mbeshteste veprimet nderkombetare ushtarake ne Siri.
Ndërhyrja ushtarake, Rusia paralajmëron SHBA
Rusia paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj perëndimorë se ndërhyrja në Siri do të sillte pasoja të paparashikueshme, duke zhytur në kaos të gjithë rajonin.
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, paralajmëroi homologun John Kerry për “pasojat tejet të rrezikshme”, të lëshimit të një sulmi ushtarak ndaj regjimit sirian.
Lavrov telefonoi zotin Kerry, për t’i thënë se “Rusia ndihet thellësisht e alarmuar nga komentet e zyrtarëve amerikanë që shprehin gatishmërinë për të ndërhyrë në Siri, pas spekulimeve për përdorimin e armëve kimike nga ana e regjimit”, tha ministri i Jashtëm rus.
Sipas tij, kjo ndërhyrje do të ishte në gjendje të zhyste në kaos të plotë jo vetëm Lindjen e Mesme, por edhe Afrikën Veriore, e cila vazhdon të jetë në një gjendje të brishtë politike, pas ndryshimeve të thella që shkaktoi Pranvera Arabe.
Ndërkohë, në një intervistë të dhënë për një të përditshme ruse, gjithashtu këtë të hënë, Lavrov i komentoi spekulimet e përdorimeve të armëve kimike nga ana e regjimit si një “fyerje për inteligjencën njerëzore”.
Rusia është aleati i vetëm i madh i regjimit të Bashar al-Assad dhe ushtria e rregullt siriane është kryesisht e furnizuar me armë ruse, të cilat të paktën në letër, e bëjnë më të ndërlikuar për NATO-n një ndërhyrje në vend, krahasuar me ndërhyrjen që u realizua në 2011-n ndaj regjimit të Gaddafit në Libi.
Top Channel