200 klandestinë të shpëtuar në det

26/08/2013 15:40

Forcat ushtarake malteze shpëtuan 84 emigrantë, të cilët rrezikonin të mbyteshin në ujrat pranë ishullit mesdhetar, bënë të ditur burime zyrtare gjatë së martës.

77 meshkuj dhe rreth shtatë femra u shpëtuan 81 milje detare nga brigjet e Maltës, pasi mjeti lundrues me të cilin po lundronin rrezikonte të fundosej si rrjedhojë e kushteve të këqija të punës dhe dallgëve të fuqishme.

Ndërkohë, një anije mallrash, e cila udhëtonte me flamurin italian, shpëtoi 109 klandestinë të tjerë, të cilët ishin nisur nga Libia.

Mijëra emigrantë të paligjshëm mbërrijnë nëpërmjet gomoneve dhe peshkarexhave të vjetra çdo vit në brigjet e Italisë dhe të Maltës.

Si rrjedhojë, qeveria e ishullit të vogël me 300 mijë banorë i ka kërkuar asistencë Brukselit në përballimin e fluksit të klandestinëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA