Yzberisht, mungon uji i pijshëm
24/08/2013 00:00
Blloku i pallateve në Yzberisht të Tiranës prej katër ditësh vuan mungesën e ujit të pijshëm dhe ankesat e banorëve nuk janë marrë parasysh nga Drejtoria e Ujësjellësit.
Banorët thonë se punonjësit që shpërndajnë ujin sipas orarit kërkojnë lekë nën dorë.
Edhe pse banorët e Yzberishtit janë pagues të rregullt të faturave të ujit, ata janë detyruar tashmë të blejnë ujë tek botet e privatëve.
Top Channel