Inspektoriati Urbanstik i Tiranës ka prishur një ndërtim pa leje që
kishte nisur të ndërtohej në rrugën “George Bush” përballë Parlamentit.

Sipas kreut te Inspektoriatit Florenc Hoxha perveç objekteve pa leje, tashme po merren masa administrative edhe ndaj kamioneve apo makinerive qe punojne per ndertimin e ketyre objekteve pa leje.

“Ky objekt i ndërtuar në kundërshtim me ligjin ka cënuar rëndë strukturën mbajtëse të pallatit, kështu që nga ana jonë janë marrë masat ligjore deri në ndërhyrjen tonë. Janë marrë edhe masa administrative ndaj pikave të inerteve që shpërndajnë inerte në objektet pa leje. I bëjmë thirrje që të gjitha mjetet që do të bllokohen pranë objekteve pa leje do të merret masa administrative e sekuestrimit”, tha Hoxha.

Hoxha u kerkon qytetareve qe te denoncojne çdo ndertim pa leje ne Tirane pasi sipas tij asnje nuk do te mbijetoje nese eshte ndertuar ne kundershtim me ligjin.

Top Channel