Policia Metropolitane e Londrës në një njoftim për shtypin njofton se
sindikata e shpërndarjes së drogës e përbërë nga nje shqiptar, një polak
dhe nje anglez, janë dënuar me 46 vjet vjet burg në total, ku shqiptari
Gent Gasa 30 vjeçar me banim ne zonen e Uemblit, eshte denuar me shume
se te tjeret, me 20 vjet.

Atyre iu kapen nga polica, 18 kilograme kokaine, me perqindje te larte pastertie. Polaku Lukasz Geborys dhe anglezi Carl Butler u denuan respektivisht me 14 dhe 12 vjet heqje lirie. Sipas njoftimit te Policise Metropolitane, derguar Top Channel, mesohet se hetimet kishin zgjatur disa muaj deri ne arrestimin e grupit ne fund te vitit te kaluar dhe janar te ketij viti.

Te identifikuar si personat pergjegjes per furnizimin dhe shperndarjen e sasive te medha te droges se klasit A, kokaine dhe heroine, ata u paditen me akuzen e konspiracionit per te furnizuar me kete lloj droge. Polica angleze zbuloi drogen ne vend e te ndryshme si dhe paisjet per hollimin dhe paketimin e droges.

Ne procesin e zhvilluar ne Gjykaten e Kurores Mbretërore ne Kingston, u mesua se te pandehruve iu gjeten edhe 40 mije sterlina para te thata. Shqiptari Gent Gasa 30 vjecar, me banim ne zonen e Uemblit nuk e pranoi fajesine, ndryshe nga bashkepunëtoret e tij dhe pas procesit u shpall fajtor dhe e denua me 20 vjet.

Kryedektivi Nick Blackburn, i Policise Metropolitane tha se “ky rezultat i shkelqyer tregon per angazhimin tone per te luftuar krimin e organizuar ne Londer dhe çmontimin e rrjeteve qe qendrojne pas ketyre aktiviteteve kriminale. Vlera e shitjes se droges se kapur shkon ne 8.4 milione sterlina”, tha kryeinspektori anglez. Aktualisht jane disa procese gjyqesore qe po zhvillohen ne dhe perreth Londres, ku te akuzuar jane shume shqiptare me akuzat per konspiracion per furnizimin me droge, ku jane kapur sasi te medha droge dhe jane sekuestruar sasira te konisderueshme parash nga keto sindikata te droges qe bashkepunojne me ato vendase.

Top Channel