Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka kërkuar angazhimin e të rinjve në qeverisjen e re me besimin se progresin më të shpejtë të Shqipërisë mund ta bëjë vetëm një rini aktive dhe me vizion.

“Të fillojmë përsëri drejt sfidave që na presin sepse 23 qershori ishte vetëm një stacion në udhëtimin tonë i cili ndihmoi Shqipërinë që të ecë më shpejt drejt realizimit të projektit tonë madhor të Shqipërisë evropiane”, theksoi Meta.

Ilir Meta i bëri këtë thirrje të rinjve në përfundim të Akademisë Verore për Politikën, e organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim në bregdetin e Jalës, i cili është mbyllur pas pesë ditësh mes aktiviteteve të shumta politike dhe kulturore,  ku ishin të ftuar edhe ambasadorë.

Top Channel