Grinden për pronën, polici plagos vëllanë dhe nipin

24/08/2013 00:00

Konflikti për pronën për pak sa nuk ka shkaktuar krimin e radhës në
familje në kryeqytet dhe protagonist ka qenë një uniformë blu.

Paraprakisht mësohet se Kreshnik Tahiraj, efektiv i komisariatit të Lushnjës, dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri mbi vëllain dhe nipin e tij Nuri dhe Shpëtim Tahiraj. Fillimisht vëllezërit janë grindur me fjalë me njëri-tjetrin dhe më pas debati ka degjeneruar të përdorimin e armës së zjarrit.

Ngjarja ndodhi pasditen e te premtes në zonën periferike të Laknasit në Tiranë, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për motive pronësie.

Dy personat e plagosur janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak ku mësohet se gjendja e tyre është e rëndë për jetën, ndërkohë që sektori i krimeve të rënda ka mundur të arrestojë autorin. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel