Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para
Polica e Gjirokastrës ka ndaluar ditën e sotme edhe një grup tjetër klandestinësh që vinin nga Eritrea, Pakistani dhe Maroku.
Operacioni është zhvilluar në orën 04:30 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Jorgucat -Gjirokastër, ku klandestinët, pasi kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë, po kalonin me këmbë nëpërmjet shtratit të lumit Drino. Në vendin e quajtur Sofratikë, shtetasit e huaj kanë dalë në rrugë kryesore dhe kanë hipur në një furgon të cilit i kanë bërë shenjë të ndalojë.
Në ndjekje të automjetit janë vënë Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, ku në afërsi të qytetit Gjirokastër kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit së bashku me klandestinët.
Në automjet u konstatuan 26 shtetas nga Eritrea, Pakistani e Maroku , ndërmjet tyre edhe katër femra. Policia ka ndaluar dy persona që dyshohet se janë shoqëruesit e klandestinëve.
Top Channel